Modelja e njohur, në lidhje me emrin e njohur të sportit

Sporti

Modelja e njohur, në lidhje me emrin e njohur të sportit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:21
Modelja e njohur, në lidhje me emrin e njohur të sportit

Marrëdhënia e Kendall Jenner me Devin Booker është ‘bërë më serioze’. Modelja 25 vjeçare dhe ylli i NBA-së e zyrtarizuan romancën në Ditën e Shën Valentinit dhe lidhja e tyre me sa duket ka lëvizur në një ‘nivel’ tjetër javët e fundit.

“Ajo u ndje e gatshme të ndajë pak më shumë sesa në të kaluarën kur postoi foton e tyre në Ditën e Shën Valentinit”, i tha një burim Entertainment Tonight këtë javë.

Bukuroshja brune – e cila ka dalë më parë me Blake Griffin dhe Ben Simmons – thuhet se ndihet ‘komode dhe e sigurt’ me yllin 24 vjeçar.

Image

“Marrëdhënia e tyre është bërë më serioze dhe Devin është me të vërtetë i qetë dhe jo gjithçka për famën ose për të qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, gjë që Kendall i pëlqen shumë”, shtoi burimi pranë çiftit.

“Ai e bën atë të ndihet rehat dhe e sigurt dhe ai është shumë i respektueshëm, të gjitha këto janë cilësi që ajo i pëlqen”.Ndërkohë, Kendall më parë e përshkroi veten si një vajzë ‘që dashurohet me shikim të parë’.

“Unë jam një tip që dashurohem me shikim të parë. E di që do të dashurohem me ty, në momentin që do të takohem me ty”, theksoi ajo.Modelja gjithashtu mendon se është një person shumë i drejtpërdrejtë.

“Unë jam kjo që jam. Unë nuk jam lloj i personit që gradualisht mund të dashurohem me dikë. Unë nuk e kuptoj atë. Unë jam person me të vërtetë i drejtpërdrejtë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat