Verona Ajdini apo kampionja e shumëfishtë e Maqedonisë së Veriut, synon rezultate kulmore në Evropë

Sporti

Verona Ajdini apo kampionja e shumëfishtë e Maqedonisë së Veriut, synon rezultate kulmore në Evropë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 mars 2021 Në ora: 17:24
Verona Ajdini

Në Maqedoninë e Veriut përveç klubet e futbollit që dominojnë, si Shkëndija nga Tetova, Shkupi, pa e lënë anash edhe Struga Trim & Lumin dhe Renovën, edhe me sporte luftarake janë jashtëzakonisht të mirë, padyshim që duhet veçuar karateisten e talentuar dhe me synime të mëdha Verona Ajdini! 

Verona është anëtare e klubit “Forca” nga Shkupi dhe reprezentuese e Maqedonisë së Veriut, njëherësh edhe ndihmëstrajnere në klubin e saj. 

Ajo garon në disiplinën -50 kg dhe është shpallur karateistja më e mirë për U-21 për vitin 2020 nga Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut. Është shqiptarja e parë që u zgjodh më e mira në këtë sport dhe në grupmoshën U-21.    .

Image

Verona si çdo sportiste tjetër i ka synimet e saja. 

Ajo që e bën edhe me të fuqishme, rezultatet dhe sukseset në vitet e fundit, që tani kërkon rezultate edhe në Evropë. 

Kampionja e  shumëfishtë e Maqedonisë së Veriut, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vetëm me punë arrihen edhe sukseset. 

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për karate?
Verona Ajdini:
Qysh si fëmijë kam qenë fëmijë hiperaktiv dhe dashuria për sportin ka filluar qysh atëherë.
Sportet individuale i kam preferuar gjithmonë dhe dëshira ka qenë e madhe të merrem me një sport luftarak.Karateja është një

art në vete, edhe pse njihet si sport luftarak është mjaftë sport me disiplinë dhe kjo më ka shtyrë të dua këtë sport.

“Bota sot”:  Jeni pjesë e klubit “Forca” nga Shkupi, cilat janë kushtet dhe atmosfera?

Verona Ajdini: Karate Club Forca është një klub me traditë dhe ka 20 vite që është themeluar. Atmosfera për stërvitje është në nivel dhe kushtet mjaftë të përshtatshme për stërvitje.

“Bota sot”: Çfarë iu motivon më shumë si garuese?
Verona Ajdini:
Momenti kur fitoj medaljen e artë motivimi për stërvitje më shtohet, sepse mundi im shpërblehet dhe kjo më jep kënaqësinë më të madhe.

“Bota sot”: A keni konkurrencë të fortë brenda klubit dhe a është edhe një motiv shtesë?
Verona Ajdini:
Në klubin tim unë jam edhe ndihmëstrajnere. Por konkurrenca te garuesit nuk mungon dhe kjo është një motivim shtesë.

Image

“Bota sot”: Jeni garuesja më e mirë për U-21 për vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, sa ju motivon kjo?
Verona Ajdini:
Çmimi si karateistja më e mirë për grupmoshat U21 është e fituar për herë të parë nga një shqiptare në Maqedoni dhe është një çmim mjaftë i veçantë për mua.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja me klub dhe me përfaqësuesen e Maqedonisë U-21?
Verona Ajdini
: Pandemia ekziston ende dhe s’kemi planifikuar ndonjë plan-program të veçantë, stërvitjet vazhdojnë me intensitet mjaftë të lartë dhe në momentin që zyrtarizohen datat e garave besoj që jam mjaftë e përgatitur të arrijë sukses.

“Bota sot”: Cilat janë sukseset më të mira deri me tash?
Verona Ajdini:
Jam kampione e shumëfishtë e Maqedonisë, fituese e dy medaljeve ballkanike dhe shumë medaljeve ndërkombëtare. Por medaljet nga kampionatet mbarëkombëtare janë gjithmonë më të veçanta për mua.

“Bota sot”: Cilat janë sfidat e radhës dhe ku është gara më e vështirë?
Verona Ajdini:
Besoj që do të fillojmë me kampionatin shtetërorë , kampionatet evropiane kanë qenë gjithmonë sfida të vështira për mua.

“Bota sot”: Sa keni njohuri për karatenë e Kosovës?
Verona Ajdini:
Karateja është bërë një sport i njohur mjaftë shumë nga shqiptarët, edhe në Kosovë kanë arritur mjaftë suksese.

“Bota sot”: Cila karateiste është më e papërshtatshme për ju?
Verona Ajdini:
Çdo ndeshje i ka vështirësitë e saja, nuk kam ndonjë kundërshtare që dua ta pontecoi si të vështirë.

“Bota sot”:  Nga cili karateist apo karateiste me famë botërore motivoheni apo e keni idhull?
Verona Ajdini
:  Unë gjithmonë jam motivuar nga sportistët shqiptar dhe vazhdojë ende të motivohem nga të arriturat e popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat