Nazim Xhigoli – boksier dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Kemi ikur nëpër ara nga regjimi serb

Sporti

Nazim Xhigoli – boksier dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Kemi ikur nëpër ara nga regjimi serb

Nga: K.Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:54
Nazim Xhigoli – boksier dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Kemi ikur nëpër ara nga regjimi serb

Sportistët shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore nga regjimi serb në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Nazim Xhigoli i takon Gjeneratës së Republikës, i cili përveç si boksier ka qenë edhe si gjyqtar i futbollit, duke dhënë kontribut të madh në ato kohëra.   

Xhigoli ka qenë boksier i Kastriotit dhe klubit “Ilirët” nga Ferizaj. 

Image

Ai kujton edhe disa detaje të vështira, sidomos kur regjimi serb shpesh herë i ndërpriste ndeshjet.

“Në atëkohë krahas si boksier, kam qenë edhe refer futbolli, ku kemi pas maltretime të mëdha. 

Milicia e regjimit serb na zinin duke referuar dhe i ndërprisnin ndeshjet, ndërsa ne sportistët iknim nëpër ara që mos të bien në duart e tyre”, tregon Xhigoli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Xhigoli ka qenë ndër boksierët që ka treguar guxim në ring të asaj kohe po ashtu edhe si gjyqtar, nuk u ndal asnjëherë por iu kundërvu fuqishëm regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat