Rexhepi: Dikush po angazhohet të përuroj projekte vetëm sa për fotografi

Sporti

Rexhepi: Dikush po angazhohet të përuroj projekte vetëm sa për fotografi

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:09
Rexhepi: Dikush po angazhohet të përuroj projekte vetëm sa për fotografi

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Amir Rexhepi, ka zbuluar edhe detaje të pakëndshme, sidomos të tavolinave të pingpongut dhe aty shihet se ato janë të dëmtuara dhe të neveritshme.  

“Projekte të tilla nuk guxojmë të përurojmë!

Këto janë tabelat e që u përuruan me datë 29.10.2020, këto gjendën afër Sallës “Bill Clinton” në Ferizaj, këto tabela ishin dëmtuar para se të përuroheshin, por si duket dikush po angazhohet të përuroj projekte vetëm sa për fotografi, ndërsa realiteti është ndryshe, siç po shihet në foto. 

Image

Dëmtimi i tavolinës së pingpongut

Organi mbikëqyrës i këtij projekti duhet të shkoj në përgjegjësi”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij në facebook.

Image

Amir Rexhepi, asambleist në Kuvendin Komunal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat