Milaim Kelmendi tërhiqet, mbështet Ismet Krasniqin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Milaim Kelmendi tërhiqet, mbështet Ismet Krasniqin për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:12
Milaim Kelmendi tërhiqet, mbështet Ismet Krasniqi për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, tërhiqet nga kandidatura për president të Komitet Olimpik të Kosovës.

Ai tha se do ta mbështesin fuqishëm Ismet Krasniqin për president të KOK-ut.  

Në fakt llogaritet si koalicioni i madh dhe synojnë fitore bindëse.

“Kandidati për President të KOK-ut Milaim kelmendi sot tërhiqet nga gara për President,  ja beson dhe e mbështet kandidaturën e kandidatit për president të KOK-ut, Ismet Krasniqit.

Milaim Kelmendi e mbështet plan-programin e Ismet Krasniqit dhe i uron fitore të bindëse”, thotë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Kandidatë tjerë janë presidenti aktual Besim Hasani, i cili është që 24 vite në këtë post apo synon mandatin e shtatë, si dhe Linda Shala, që konkurron për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat