Fortesa Orana zotohet: Nuk do të ndalem 

Sporti

Fortesa Orana zotohet: Nuk do të ndalem 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 20:00
Fortesa Orana zotohet: Nuk do të ndalem 

Karateistja më e mirë në Kosovë, Fortesa Orana (+68 kg), e penalizoi një lëndim dhe mbeti pa medalje në Kampionatin Evropian.

Megjithatë Fortesa zotohet se do t’i përkushtohet punës për të arritur qëllimin që ka, medaljen në Kampionatin Evropian apo Botëror. 

“Vendi pestë në Kampionatin Evropian 2021.

Lufta për medaljen  e bronztë më gjeti me një lëndim të bartur nga lufta gjysmëfinale, por unë nuk do të ndalem duke u përgatitur dhe luftuar për ëndrrat  e mia.

Tani jam në formë të mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020”, ka shkruar Fortesa në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat