Bejzboll, ylli i kombëtares kubaneze!
22-vjeçari kubanez Cesar Prieto Echevarria, një nga yjet e kombëtares kubaneze të bejzbollit, ka braktisur ekipin në europortin e Majemit, pak minuta pasi kombëtarja e vendit të tij zbarkoi në Amerikë, për të luajtur në turneun kualifikues për në Olimpiadë.
Ai ka arritur t’i shpëtojë vëzhgimit të pjesës tjetër të delegacionit dhe ka mundur të largohet nga aeroporti pa u diktuar.
Një ngjarje që ka rritur tensionet mes Amerikës dhe Kubës, me këtë të fundit që shpesh akuzon mikpritësit e këtij turneu se josh lojtarët e saj me oferta.