Drejtuesit e KOK-ut pritën ekspeditën e bodybuildingut dhe fitnessit pas suksesit në Ballkanik

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut pritën ekspeditën e bodybuildingut dhe fitnessit pas suksesit në Ballkanik

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:22
Drejtuesit e KOK-ut pritën ekspeditën e bodybuildingut dhe fitnessit pas suksesit në Ballkanik

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekspeditën e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës (FBBFK), pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur gjatë fundjavës në Severin të Rumanisë.

Garuesit e bodybuildingut dhe fitnessit fituan pesë medalje, prej të cilave tri të arta dhe dy të argjendta. Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg, Granit Kuleta -90 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm. Bajraktaraj fitoi edhe Kupën në kategorinë absolute, duke u shpallur garuesi më i mirë. Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.

Presidenti Krasniqi duke i përgëzuar ekspeditën e FBBFK-së për suksesin e arritur, i inkurajoi që të vazhdojnë me suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare, derisa konfirmoi mbështetjen e KOK-ut, ashtu si për federatat tjera.

KOK-u e mbështeti pjesëmarrjen e ekspeditës së FBBFK-së me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim, për çka drejtuesit e kësaj federate u shprehën mirënjohës.

Kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, Esat Lata, falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen e dhënë, duke theksuar se garuesit e kësaj federate do të japin maksimumin për ta promovuar sa më mirë vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat