E habitshme se si media serbe e përmend Kosovës! Ja çfarë kërkon Brankoviqi

Sporti

E habitshme se si media serbe e përmend Kosovës! Ja çfarë kërkon Brankoviqi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2021 Në ora: 14:21
E habitshme se si media serbe e përmend Kosovës! Ja çfarë kërkon Brankoviqi

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja (meshkujt), do të ballafaqohet me ekipin nga Republika Srpska, Borcin nga Banjalluka, e cila garon në Superligën e Bosnjës dhe të Hercegovinës në hendboll.

Ballafaqimi mes skuadrës pejane dhe asaj nga Banjalluka, zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane.  

Mediumi nga Republika Srpska “Mondo.ba” reagon në lidhje me këtë ndeshje dhe skandali tjetër është që Kosovën e fut në thonjëza! 

“Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Borci m: tel do të luajë kundër Besës, me të cilin u takuan në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane të EHF do të luhet më 16 ose 17 Tetor në Banjalluka, dhe ndeshja e kthimit në Pejë është caktuar për 23 ose 24 tetor.

Dhjetorin e kaluar, në raundin e tretë, Borci m: tel u mund në ndeshjen e parë me rezultat 24:22, dhe në ndeshjen e kthimit në ‘Borik’, ata triumfuan ndaj përfaqësuesit të "Kosovës" me rezultat 23:20 dhe shkuan në raundin e 16-të, ku u ndeshen me ekipin nga Sllovenia Gorenje", shkruan media serbe.

"Unë nuk dua të komentoj mbi situatën politike. Për sa na i përket ndeshjes, ne do të luajmë në mënyrë sportive dhe do ta konsiderojmë çdo kundërshtar një rival sportiv. Ne luajmë ndeshjen tonë, merremi me çështje sportive dhe në përgjithësi. nuk do të mendojmë për konotacione politike.

Mendoj se është më mirë të ishte që luanim ndeshjen e dytë në shtëpi, para shikuesve tanë, sepse nëse merrni ndonjë rezultat, është më mirë të arrijmë para tifozëve tanë.

Shpresoj se gjithçka do të kalojë në një luftë të ndershme dhe sportive dhe sa i përket brohoritjeve dhe ngjarjeve në fushë. Le të fitojë më i miri", - tha drejtori i Borcit m: tel, Vlladimir Brankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat