​Refuzoi fluturimin “e detyruar” për në shtëpi, atletja bjelloruse e sigurt në hotelin e Tokios

Sporti

​Refuzoi fluturimin “e detyruar” për në shtëpi, atletja bjelloruse e sigurt në hotelin e Tokios

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 07:58
Krystsina Tsimanouskaya

Një olimpiste bjelloruse që refuzoi urdhrin e ekipit të saj për t’u kthyer më herët në shtëpi është e sigurt, pasi kërkoi mbrojtje nga policia japoneze, thanë zyrtarët e Lojërave Olimpike.

Ata thonë se atletja Krystsina Tsimanouskaya, 24 vjeç, e kaloi natën në një hotel në aeroportin Haneda të Tokios.

Atletja bjelloruse pretendon se zyrtarët u përpoqën ta largonin me forcë nga Tokio. Ajo thotë se u dërgua me forcë në aeroport të dielën për kritikën e trajnerëve. Bjellorusia thotë se “gjendja e saj emocionale” ishte arsyeja për këtë lëvizje.

Ajo më parë kishte kritikuar stafin mbështetës bjellorus për “neglizhencë” dhe i ka thënë Reuters se “nuk do të kthehet në Bjellorusi”.

Tsimanouskaya kritikoi zyrtarët e ekipit të Bjellorusisë në llogarinë e saj në Instagram. Ajo tha se ishte futur në stafetën 4×400 pavarësisht se nuk e kishte garuar kurrë këtë kategori.

IOC thotë në një deklaratë se i kërkoi zyrtarëve olimpikë kombëtarë të Bjellorusisë sqarime mbi mosmarrëveshjen.

Komiteti Olimpik i Bjellorusisë, i cili kryesohet nga Viktor Lukashenko, djali i Presidentit Alexander Lukashenko, pohoi se përfshirja e Tsimanouskaya në Lojërat Olimpike ishte pezulluar për shkak të “vendimit të mjekëve, për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike”, raportoi AFP.

Republika Çeke dhe Polonia thonë se janë gati t’i ofrojnë atletes një vizë. Thuhet se Tsimanouskaya po konsideron të kërkojë azil në Evropë.

Në konferencën e lajmeve të së hënës në Tokio, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Mark Adams tha se Tsimanouskaya po kujdeset nga autoritetet japoneze. Ai tha se agjencia e OKB -së për refugjatët ishte gjithashtu e përfshirë, raporton A2.

Zoti Adams shtoi se Komitetit Olimpik Kombëtar të Bjellorusisë (NOC) i ishte kërkuar një raport i plotë me shkrim për këtë çështje. IOC dhe autoritetet japoneze gjithashtu do të mbajnë konsultime të mëtejshme.

Të dielën, Tsimanouskaya kërkoi mbrojtjen e policisë në terminalin e Haneda, kështu që asaj nuk do t’i duhej të hipte në avion, duke shprehur frikën për sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat