Ministri Vitia prezanton masat e reja, rikthehen tifozët në palestra

Sporti

Ministri Vitia prezanton masat e reja, rikthehen tifozët në palestra

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:10
Ministri Vitia prezanton masat e reja, rikthehen tifozët në palestra

Nga java e ardhshme do të lejohet edhe prania e shikuesve në aktivitetet sportive që mbahen në ambiente të mbyllura.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot (e enjte) ka prezantuar masat e reja, të cilat do të hyn në fuqi nga 27 shtatori.

Mes tjerash, Vitia ka bërë të ditur se do të lejohen edhe shikuesit në ambientet e mbyllura.

“Prania e shikuesve në aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura do të jetë deri në 10%” – ka thënë ai në konferencën për media të mbajtur sot.

Personat që duan të ndjekin nga afër ndeshjet që zhvillohen në ambiente të mbyllura, duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin testin negativ apo të dëshmojnë se kanë kaluar koronavirusin së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat