Fatmir Makolli: Në vitin 1997, më thoshin ti je te Rugova, çka kërkon këtu!

Sporti

Fatmir Makolli: Në vitin 1997, më thoshin ti je te Rugova, çka kërkon këtu!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:14
Fatmir Makolli: Në vitin 1997, më thoshin ti je të Rugova, çka kërkon këtu!

Dje u shënua 24 vjetori i protestës studentore kundër regjimit kriminal serb.

Me 1 tetor të vitit 1997, rektori Ejup Statovci, tani i ndjerë, me mijëra stundetë shqiptarë, protestuan në Prishtinë kundër pushtuesit serb. 

Në fotografi shihen edhe tre veta, është Fatmir Makolli, i cili e siguronte rektorin Statovci, gazetari Eugen Saraçini dhe në prapavijë Rrustem Mustafa - “Remi”.

Image

Me 1 tetor të vitit 1997. Eugen Saraçini në të majtë, Fatmir Makolli në mes dhe prapavijë Rrustem Mustafa - Remi

Makolli në ato vite ka qenë kick-boksier, emër i njohur i sportit, halë në sy për regjimin serb. 

Ai tregon një detaj interesant.

“Me thoshin ti je të Rugova, çka ke kërkon këtu”, tregon Fatmir Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat