Presidenti i KOK-ut Krasniqi ka pritur në takim ekipin nga Kosova

Sporti

Presidenti i KOK-ut Krasniqi ka pritur në takim ekipin nga Kosova

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:32
Pamje nga takimi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi ka pritur sot në ambientet e KOK-ut ekipin kosovar të mundjes, pas suksesit të këtyre të fundit në Kampionatin Ballkanik dhe Mesdhetar për të Rinj, që u mbajt në Xanthi të Greqisë.

Mundësit kosovarë fituan plot katër medalje të bronzta, ku në Kampionatin Ballkanik U15 me këtë medalje u stolisën Jon Ramadani dhe Adriatik Berisha, kurse në atë Mesdhetar të bronztën e siguruan Egzon Xhoni dhe Auron Syla.

Presidenti i KOK-ut Krasniqi ka shfrytëzuar rastin që të urojë mundësit tanë për medaljet e fituara, ku iu uroi suksese dhe fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës Naim Muja falënderoi presidentin Krasniqi për mikpritjen, duke thënë që mundësit tanë kanë përpara një të ardhme të ndritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat