Presidenti i Shqipërisë uron trimin shqiptar për medaljet

Sporti

Presidenti i Shqipërisë uron trimin shqiptar për medaljet

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Presidenti i Shqipërisë uron trimin shqiptar për medaljet

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar peshëngritësin Biken Calja për fitoren e medaljes së artë dhe dy medaljeve argjendi në botërorin e Uzbekistanit.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit e cilëson suksesin e peshëngritësit shqiptar si madhështor dhe që na bën krenar të gjithëve.

 “Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes!

Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Briken Calja ka shkruar historinë ditën e sotme në Tashkent të Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat