Gjergj Stefa: Më shqetëson gjuha e përdorur nga Veliaj, sporti është i pavarur

Sporti

Gjergj Stefa: Më shqetëson gjuha e përdorur nga Veliaj, sporti është i pavarur

Më: 23 janar 2022 Në ora: 23:44
Gjergj Stefa

Gazetari sportiv Gjergj Stefa, i ftuar në emisionin ‘Ora Sport’ në RTV Ora, është shprehur se e shqetëson gjuha që përdorë Kryebashkiaku ErionVeliaj ndaj sportit.

Ai tha se sporti është i pavarur ndërsa shton se kjo ndërhyrje nga ana e Veliajt është për të përfituar.

Gjergj Stefa: Politika ka tentuar prej vitesh  që faktor në zgjedhjet në FSHF. Sporti është i pavarur. Më shqetëson fakti që këto ndërhyrje nuk bëhen për ta zhilluar por për të përfituar, gjuha e përdorur ndër vite është e njëjta.

Gjuha që flet sot Erion Veliaj, dhe Sali Berisha, me të njëjtën gjuhë fliste dhe Bujar Lesko. Në këtë gjuhë kanë folur deputetët,  dhe kryetarë bashkisë dhe nuk e di pse ka kaq shumë interes kaq shumë futbolli për këta. Ansjë investim në të gjithë këto vite nuk është bërë në futbollin në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat