Ministri Çeku takohet me Lorik Canën, flasin për masovizimin e sportit në vend

Sporti

Ministri Çeku takohet me Lorik Canën, flasin për masovizimin e sportit në vend

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:17
Hajrulla Çeku, Lorik Cana

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ish futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetarin Ismet Krasniqi dhe sekretarin Besim Aliti.

Në këtë takim MKRS ka bërë të ditur se është diskutuar për zhvillimet në fushën e sportit në vend, krijimin e programeve për masivizimin e sportit me fokus tek të rinjtë në shkollat fillore dhe tek moshat e reja për identifikimin e talenteve të rinj. Gjithashtu për ndikimin që ka në shëndet mendor e fizik aktiviteti sportiv.

Lorik Cana me këtë rast ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me MKRS-në, nëpërmjet fondacionit që ka, duke u angazhuar në zhvillimin e programeve për të rinjtë që të merren me sport sa më shumë.

Ministri Çeku falënderoi ish kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll për tërë kontributin e tij sa ishte aktiv në sport si dhe tani me aktivitetet e tjera në ndërgjegjësimin e shoqërisë që të merren sa më shumë me aktivitete fizike e sportive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat