Krasniqi inkurajoi fëmijët që të merren me sport

Sporti

Krasniqi inkurajoi fëmijët që të merren me sport

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:24
Krasniqi inkurajoi fëmijët që të merren me sport

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka marrë pjesë në aktivitetin për fëmijët “Të gjithë lojtarë, të gjithë miq”, që mblodhi fëmijë me dhe pa nevoja të veçanta, të cilët zhvilluan aktivitete të ndryshme të organizuara nga organizata “Play International”, në Qendrën Burimore “Përparimi”.

Qëllimi i aktivitetit ishte gjithëpërfshirja e fëmijëve në aktivitete të ndryshme.

Krasniqi, foli për sukseset e sportistëve tanë, rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, derisa inkurajoi fëmijët pa dallim që të merren sa më shumë me sport.

Të pranishëm ishin edhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe Zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së Francës në Kosovë, Cyprien François.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat