​Reagon KOK-u: Po i përcjellim me vëmendje zhvillimet brenda FFK-së

Sporti

​Reagon KOK-u: Po i përcjellim me vëmendje zhvillimet brenda FFK-së

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:56
KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur të hënën se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka thirrur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor për t’u mbajtur më 6 prill 2022.

KOK thotë se ata si institucioni më i lartë sportiv në vend, kërkojnë që të zbatohen aktet normative të FFK-së bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit.

KOK, e ka për obligim të monitorojë Kuvendet e Rregullta të Punës dhe ato Zgjedhore të Federatave Sportive, por jo edhe të interpretojë statutet e Federatave.

Komiteti Olimpik i Kosovës beson se Federata e Futbollit e Kosovës, si më masivja në vend, do ta kalojë këtë situatë në frymën e “fair play-it” sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat