Kuvendi zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës do të mbahet sot, dy kandidatë në garë

Sporti

Kuvendi zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës do të mbahet sot, dy kandidatë në garë

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:34
Kuvendi zgjedhor i Federatës së Karatesë së Kosovës mbahet sot, dy kandidatë në garë

Federata e Karatesë së Kosovës sot do të mbajë Kuvendin zgjedhor dhe do të zgjedh presidentin e ri. 

Kush do të jetë pasardhës i Ismet Krasniqit, i cili ditë më parë dha dorëheqje?

Një burim i afërt me Federatën e Karatesë së Kosovës, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sot në hotelin “Emerald” në Prishtinë, do të mbahet kuvendi zgjedhor.

“Deri tash janë paraqitur dy kandidatë, Gazmend Havolli e Avni Gashi. Kuvendi mbahet në orën 17.00. Ta shohim çka do të bëhet", -tha një burim i afërt me FKK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat