Albulena Gërvalla përgatitet për sfidat e mëdha: Synimi im është Kampionati Evropian dhe Lojërat Mesdhetare

Sporti

Albulena Gërvalla përgatitet për sfidat e mëdha: Synimi im është Kampionati Evropian dhe Lojërat Mesdhetare

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:48
Albulena Gërvalla

Kosova si gjithmonë është gurrë e pashtershme e sportistëve të talentuar sidomos në sportet luftarake.

Një emër që po lë mbresa kudo, është edhe karateistja e Kombëtares së Kosovës, Albulena Gërvalla, anëtare e KK AS Prishtina, që drejtohet nga trajneri i spikatur Isak Curri.

Albulena deri me tash ka fituar shumë medalje për kategoritë e reja, ndërsa e veçanta e saj është se ka fituar dy medalje të bronzta në kategorinë deri në 55 kg në Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2019 e 2020.

Image

Albulena dhe Isak Curri

Ajo synon tituj të botës, të Evropës po ashtu edhe në garat ballkanike, Lojërat Mesdhetare, Kampionatin e Kosovës etj. 21-vjeçarja punon pareshtur për të rritur cilësinë dhe që të jetë e gatshme për secilën garë. 

Tani garon në konkurrencën e seniorëve.

Qëllimi i saj është që gjatë këtij të tregojë vlerat e saja edhe në Lojërat Mesdhetare.  

 “Bota sot”: Cilat janë synimet për këtë vit?
Albulena Gërvalla:
Synimet e mija për këtë vit janë Kampionati Evropian për seniore dhe Lojërat Mesdhetare, ky është si qëllim kryesor por gjithashtu edhe Kampionati Ballkanik. Gjithashtu do të mundohem të ngritëm në ranglistën botërore sa më shumë që mundem.

“Bota sot”: A shpresoni se do të përsëritni suksesin e vitit 2020, kur dolët e treta në Evropian për U-21, ku është arma më e fortë e juaja?
Albulena Gërvalla:
Jam duke punuar fort për me përsërit suksesin e vitit 2020. Shpresoj që me ndihmën e trajnerit tim, Isak Curri, edhe do t’i tejkaloj sukseset e mija të viteve të fundit.

“Bota sot”: Cili është suksesi më i madh deri me tash dhe çfarë ëndërroni në të ardhmen?
Albulena Gërvalla:
Sukseset më të mëdha të mijat janë medalja Evropiane në vitin 2019 po ashtu medalja Evropiane në vitin 2020. 

Image

Mirëpo ëndrrat e mija për sportin e karatesë nuk ndalen këtu, do të vazhdoj të punoj për titullin e kampiones Ballkanike, Evropiane dhe Botërore.

“Bota sot”: Kush iu motivoi që te merreni me karate, sa është vështirë si një vajzë?
Albulena Gërvalla:
Motivimin për t’u marrë me sportin e karatesë e kisha qysh e vogël, pasi që kisha gjithmonë një shpirt luftarak dhe kisha vetëbesim për atë që doja të arrija dhe me ndihmën e trajnerit Isak Currit, edhe pse si vajzë nuk kisha hasur asnjë vështirësi sepse ai me edukoi dhe me disiplinoi që të mos bie pre e fjalëve dhe provokimeve të askujt.

“Bota sot”: A i frikësoheni konkurrencës dhe a është më vështirë te senioret se sa të junioret?
Albulena Gërvalla:
Konkurrencës nuk i frikësohem sepse gjithsecili e merr ata që e meriton, kështu që frika nuk ka vend tek unë sepse aq sa punoj aq do të arrij.

Më vështirë është tek senioret sepse garueset janë më me përvojë dhe punojnë më seriozisht për të arritur suksese.

“Bota sot”: A keni pasur vështirësi?
Albulena Gërvalla:
Unë kam pasur shumë vështirësi për të arritur deri këtu ku jam sot. Përveçse jam një sportiste e merituar, dua të jem edhe zë për ata që dëshirojnë të arrijnë majat e suksesit pavarësisht se nga ku fillojnë dhe se çka do të hasin në rrugëtimin e tyre,  synimin ta kenë të qartë dhe mos të ndalen, të jenë aty në majet që dëshirojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat