Familja Hashani, një familje kampionesh 

Sporti

Familja Hashani, një familje kampionesh 

Nga: K.G. Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:54
Familja Hashani, një familje kampionesh 

Familja Hashani në qytetin e Ferizajt merret aktivisht me pingpong dhe vazhdojnë gjithnjë me suksese të mëdha në kategoritë e ndryshme.

Kjo familje prej dekadash jeton me sukseset e topit të celuloidit. 

Kryetrajneri i klubit “Ahmet Hoxha” është Ridvan Hashani, i cili së fundit me vajzat e tij ka dy arritur tituj dhe një vend të tretë.

Gjatë kampionatit individual që u mbajt në Ferizaj, në tre kategoritë për femra, vajzat e familjes Hashani shënuan suksese.

Shega Hashani është kampione U-17, Lira Hashani, kampione U-9 dhe Jona  Hashani zuri vendin e tretë U 13. 

Ridvan Hashani tha për gazetën “Bota sot”, se këto suksese janë edhe inspirim për familjen e tij që të vazhdojnë me suksese edhe më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat