Shkëmb Reçica, me rekord të ri shtetëror 

Sporti

Shkëmb Reçica, me rekord të ri shtetëror 

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:17
Shkëmb Reçica, me rekord të ri shtetëror 

Notarët e Kastriotit të Ferizajt treguan paraqitje të mirë në garën ndërkombëtare Teuta Cup 2022’. 

Kryetrajneri i Kastriotit, Bashkim Haxhimusa, shprehet jashtëzakonisht i kënaqur me garuesit e tij.

Shkëmb Reçica befasoi të gjithë me paraqitje, duke e thyer edhe rekordin shtetëror të Kosovës.

Image

“Shkëmb Reçica, me rekord të ri shtetëror në 50 metra krol 2022!

Në takimi i IV-të ndërkombëtar ‘Teuta Cup 2022’ të mbajtur në Durrës, në pishinën olimpike “Taq Dafa”, me pjesëmarrës nga Shqipëria, Italia dhe Kosova.

Shkëmb Reçica U-10,  në pishinën 50 metra arriti rekordin e ri shtetërorë në disiplinën 50 metra krol me rezultat zyrtar 36:38 sekonda.
Me gabim te referit Shkëmbi u penalizua sepse sipas matjes tonë elektronike Shkëmbi arriti kohen 35:18 sek që gjasat ishin të mëdha të kishte edhe rekord Kombëtarë.

Faleminderit të gjithë përkrahësve të çdo lloj forme, veçanërisht Sponsori Kryesor “Genius Kosova Sh.P.K” dhe “Ujëvara Resort” të cilët na mundësojnë krijimin e kushteve për arritje të rezultateve tona!”, njofton KN Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat