Këta janë sportistët nga Kosova që garojnë sot në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Këta janë sportistët nga Kosova që garojnë sot në Lojërat Mesdhetare

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Sportistët nga Kosova do ta vazhdojnë edhe sot në ditën e tetë garimin e tyre në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Taekwondisti Arbër Azemi do të garojë paraditen e sotme në kategorinë deri në 68 kilogramë. 

Ai nis garën rreth orës 11 me kohën tonë lokale.Në anën tjetërm Alaudin Suma në hedhje të diskut dhe Gresa Bakraçi në vrapim 1500 metra garojnë sonte në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se Kosova deri tani i ka fituar gjashtë medalje nga Lojërat Mesdhetare, pesë prej tyre nga xhudo dhe një nga boksi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat