Uzbekistani - meshkujt dhe Ukraina - femrat, kampionë olimpikë, paraqitje dinjitoze e Kosovës

Sporti

Uzbekistani - meshkujt dhe Ukraina - femrat, kampionë olimpikë, paraqitje dinjitoze e Kosovës

Nga: Gani Kosumi Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:35
Uzbekistani - meshkujt dhe Ukraina - femrat, kampionë olimpikë, paraqitje dinjitoze e Kosovës

Ka përfunduar Olimpiada botërore e shahut në Indi 2022!

Pas 11 ditë garash të zhvilluara ë Chennai të Indisë ka përfunduar Olimpiadën e 44-të botërore të shahut 2022.

pjesëmarrëse këtë olimpiadë ishin përfaqësues nga 188 shtete/meshkuj/ dhe 162 shtete /femra/ të cilët garat i zhvilluan me 11 xhiro për meshkuj dhe femra/.

Titullin e kampionit në konkurrencën e meshkujve e fituan shahistët e Uzbekistanit të cilët tubuan 19 pikë sa patën edhe Armenia, kurse India 2 ishte e treta me 18 pikë. Në konkurrencën e femrave, kampione olimpike doli Ukraina me 18 pikë sa pati edhe Gjeorgjia, kurse e treta ishte India me 17 pikë. Paraqitje tejet dinjitoze patën edhe shahistët e Kosovës. Në konkurrencën e meshkujve, Kosova në xhironë e 11-të të fundit ka shënuar fitore kundër Taipei Kineze 2,5:1,5 dhe në mesin e 188 shteteve u rendit në pozitën e 87 me 11 pikë që konsiderohet paraqitje tejet dinjitoze. Shqipëria ishte e 53-ta me 13 pikë të tubuara

Kosova në konkurrencën e meshkujve ishte e përfaqësuar nga: Nderim Saraçi, Korab Saraçi, Përparim Makolli dhe Muhamet Asllani, kurse përzgjedhës ishte Afrim Fejzullahu.

Edhe në konkurrencën e femrave Kosova pati paraqitje të denjë.Vashat tona në xhironë e fundit atë të 11-të, shënuan fitore kundër Bahreinit me rezultat 3,5:0,5. Kosova me 4 fiotore, një barazim dhe me 6 disfata tuboi 9 pikë dhe në mesin e 162 shteteve u rendit në në pozitën e 109-të.

Në këtë konkurrencë Shqipëria ishte e 50-ta me 13 pikë.

Në konkurrencën e femra Kosova përbëhej nga: Ndiqona Saraçi, Rinesa Saraçi, Nita Saraçi, Enesa Sharku dhe Elma Sharku, kurse përzgjedhës ishte Bekim Ermeni.

Me Përfaqësuesen e Kosovës në Olimpiadën e Shahut 2022 në Indi pos shahistëve pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima dhe sekretari dhe njëheri gjyqtar ndërkombëtar, Burhan Misini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat