Nuk është në Ukrainë por në Prishtinë, kjo është gjendja e tifozit

Sporti

Nuk është në Ukrainë por në Prishtinë, kjo është gjendja e tifozit

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:06
Besart Reçica

Nuk janë plagët e luftës në Ukrainë, por janë plagët që mori në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, në përballjen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës.

Besart Reçica nga lagjja “Tophane” e Prishtinës, mori rrugën me gëzim për të pa një finale të madhe por në vend të kësaj mori një goditje në kokë nga vandalizmi i disa tifozëve në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Siç tregon edhe Besarti për gazetën kombëtare “Bota sot”, as vet nuk e ka pa kah i ka ardhur goditje në kokë me një gjësend të fortë. 

“Më goditi në kokë”, tha shkurt Besarti.

Ai ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka disa penj në kokë.

“Jam shumë mirë duke iu falënderuar Zotit”, tha Besarti.

Në vend të gëzimit apo festës së basketbollit, iu shndërrua në plagë pa pritur e pa kujtuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat