Pas 42 viteve nga Bullgaria, kjo e la pa fjalë Shaban Tërstenën 

Sporti

Pas 42 viteve nga Bullgaria, kjo e la pa fjalë Shaban Tërstenën 

Nga: K.G. Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:42
Shaban Tërstena, i pari në të djathtë

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, mbeti pa fjalë, për herë të parë e sheh fotografinë që u bë para 42 viteve.

Legjenda e sportit shqiptar, kurrë në jetë nuk e ka pa këtë foto por i bie në dorë pas 4 dekadave e me tepër. 

Një fotografi emocionuese për sportistin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.    

“Kjo foto me të vërtetë është nostalgjike, 42 vjet më parë, dje dikush nga Bullgaria më dërgoi këtë foto sportive. 

Edhe unë gjithashtu e shoh këtë foto për herë të parë, kur isha 17 vjeç, mora pjesë për herë të parë në turneun më të fuqishëm në botë në atëkohë, “Dan Kollov”, në të cilin u mbajt në qytetin e Haskovës, Bullgari në kategorinë 48 kg pas 4 fitoreve dhe një humbje zura për herë të parë vendin e tretë, duke mundur shumë kampionë të mëdhenj, i pari ishte 2 herë kampioni evropian Ali Memedov.

Për të cilin kjo fitore ishte një festë e madhe për selektorin Nase Nasev dhe trajnerin tim, i ndjeri, legjendari Hajrush Sinani.
Jo rastësisht shpesh kanë thënë ekspertin e mundjes kush ka arritur të  fitoi medalje në këtë turne 99 për qind do të arrijnë të fitojnë medalje evropiane dhe botërore.

Është një fakt interesant, se nuk kisha as tuta sportive në atëkohë dhe me këpucë sportive të shqyera garova në turne. Tutën sportive u desh t’ia merrja një mundës më i vjetër  që ishte si huazim për të dalur në arenë për të marrë medalje. Me kushte të tilla jam ballafaquar por suksesin e kisha në ëndërr për të arritur .  

Kjo ishte e vërtetë nga përvoja ime sportive, nuk është rastësi që u them gjithmonë sportistëve të rinj, nëse doni të arrini sukses të madh, duhet të merrni pjesë në turne të fuqishëm dhe aty e shihni veten se sa jeni gati dhe i përgatitur për të fituar medalje botërore evropiane.

Unë kam filluar 17 vjeç, kam marrë pjesë shumë herë në turneu të fuqishëm në botë dhe nga të gjitha këta turne kam fituar medalje.

Dhe pas 3 muaj nga turneu i fuqishëm “Dan Kollov”, unë si një sportist i ri, vetëm 17 vjeç, kam marrë pjesë për here të parë për senior në Kampionatin Evropian në Varna, Bullgari në vitin 1982, hungarezi ishte i pari, rusi i dyti dhe unë fitova medaljen parë të bronztë duke fituar luftën ndaj bullgarit që ishte dy herë kampion u Evropës, Ali Memedov.

Pas këtij viti jam i vetmi sportist në Jugosllavi që fitoja medalje çdo vit, në Kampionatin Evropian që nga viti 1982, pastaj në vitin 1983, 1984, 1985, 1986, 1988, 1989 dhe në vitin 1990, u bëra kampion i Evropës në zemër të Polonisë në kategorinë 52 kg.

Pastaj u shpalla mundësi më i mirë me 5 fitore dhe asnjë nga kundërshtarët e mi nuk arriti të merrte as një pikë të vetme nga unë.

Tani në moshën 56 vjeç shikoj këtë foto për herë të parë dhe nuk mund të besoj se kam qenë një kampion, një sportist luftarak i madh për fitore.

Të dashur miq, prandaj mos u habitni në jetën e juaj që gjithçka është e mundur të bëni kur jeni i ri, ju mund të bëni histori dhe çudira të mëdha botërore.

Thjesht, vetëm të keni disiplinë, vullnet dhe stërviteni shumë, shumë dhe mendoni si unë. Unë dua të fitoj dhe mos mendoni se është e rëndësishme vetëm të merrni pjesë nëpër gara”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat