Shpërthen skandali

Sporti

Shpërthen skandali

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:55
Kal Sonen

LeBron James është në qendër të vëmendjes në NBA për shkak të formës së tij fantastike dhe rekordeve që basketbollisti vazhdon të thyejë, me të fundit që ishte ai i lojtarit me më shumë pikë në historinë e NBA, duke ja kaluar Karim Abdul-Xhabar.

Gjithsesi duket se për “Mbretin” kanë shpërthyer disa akuza të rënda, që ai merr lëndë të ndaluara si doping.

Këtë e ka thënë ish-luftëtari i UFC-së Kal Sonen, i cili gjithashtu thekson se e njeh personin që ja jep këtë gjë 38-vjeçarit.

“Kur lojtarët e tjerë të marrin vesh se çfarë bën ai, ata do ta shohin si diçka që nuk është e rëndësishme.

Por nëse ata e dinë se çfarë efektesh jep kjo substancë, idetë e tyre do të ndryshojnë.

LeBroni dhe unë kemi të njëjtin shpërndarës droge dhe e di shumë mirë se çfarë ai merr. EPO të rrit rruazat e kuqe në gjak dhe të jep një staminë për të luajtur fort gjatë ndeshjeve.

Është mbret për të rritur performancat, prandaj e marrin çiklistët”, u shpreh Sonen, duke marrë një vëmendje të madhe të mediave sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat