Chen Meng mbron medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kjo në pingpong për femra.
Në finalen me bashkatdhetaren Sun Jingsha, Chen Meng ka fituar 4-2.
Kjo falë përvojës në finale të tilla, por dhe duke përfituar nga gabimet e shumta në kthimet e topit nga Sun Jigsha, e cila i ka dërguar jashtë.
Vetëm në setin e tretë për shkak të këtij problemi Sun Jingsha ka falur shtatë topa, aq sa i duheshin Chen Mengut për të fituar 11-4 e për të shkuar në 2-1. Setin e parë e pat fituar Sun Jingsha 11-4, kurse të dytin Chen Meng 11-9.
Ndërkohë në setin e katërt Sun Jingsha fiton 11-9. Por nuk ka më diskutime. Seti i pestë 11-9 për Çen Meng dhe i fundit 11-6 e 4-2 për medalisten e artë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Ndërkohë medalja e bronztë ka shkuar për japonezen Hajata, që ka mundur 4-2 koreanojugoren Shin. Të dielën do të luhet finalja e meshkujve, atje ku përballë do të jenë Moregard i Suedisë me Zhendong i Kinës, kurse për medaljen e bronztë Kalderano i Brazilit me Lebryn të Francës.