Naim Gashi u rizgjodh me votë unanime në postin e kryetarit të FDTRK-së 

Sporti

Naim Gashi u rizgjodh me votë unanime në postin e kryetarit të FDTRK-së 

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:28
Naim Gashi

Naim Gashit i besohet edhe një mandat në krye të Federatës së Triathlonit të Kosovës. 

Puna e mirë e tij, fryt që kuvendarët i dhanë edhe një mandat, me synime që të rritet niveli i këtij sporti. 

“Federata e Triathlonit e Kosovës (FDTRK) mbajti Kuvendin Zgjedhor, një moment kyç për të ardhmen e sportit të triathlonit në vend. 

Image

Të zgjedhurit

Kuvendi, i mbajtur me pjesëmarrjen e delegatëve të klubeve, u zhvillua në frymën e transparencës dhe demokracisë, duke siguruar një proces të drejtë zgjedhor për udhëheqjen e ardhshme.

Në këtë Kuvend, Naim Gashi u rizgjodh me votë unanime në postin e kryetarit të FDTRK-së, duke fituar besimin e delegatëve për të vazhduar punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të triathlonit në Kosovë. 

Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, Gashi ka demonstruar përkushtim të thellë për rritjen e cilësisë dhe promovimin e triathlonit si sport ndërkombëtar në vend.

Përveç kryetarit, delegatët zgjedhën edhe Labinot Gashin nënkryetar të ri të federatës, si dhe anëtarët e rinj të bordit ekzekutiv, të cilët do të mbështesin punën dhe drejtimin strategjik të FDTRK-së për vitet e ardhshme.

Kuvendi Zgjedhor përfundoi me një ndjenjë optimizmi dhe uniteti, ndërsa drejtuesit e sapozgjedhur u zotuan  për të vazhduar punën në përmirësimin e infrastrukturës sportive, rritjen e pjesëmarrjes të rinjve dhe zhvillimin e garave të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar në Kosovë.

Me këtë përbërje të re të udhëheqësisë, pritet që Federata e Triathlonit të Kosovës të vazhdojë të rrisë prestigjin e saj dhe të ofrojë më shumë mundësi për sportistët e talentuar që të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat