Krasniqi priti përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Sporti

Krasniqi priti përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Më: 18 mars 2025 Në ora: 15:02
Pamje

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënkryetarët Milaim Kelmendi dhe Arben Fetahu, pritën përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Craig Kim, zyrtar për çështje ekonomike dhe Atdhetare Kelmendi, këshilltare për ekonomi dhe tregti.

Krasniqi, pasi i falënderoi mysafirët për vizitën, i informoi ata për arritjet dhe aktivitetet e KOK-ut.

Krasniqi foli me theks të veçantë sukseset e sportistëve tanë, si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe iniciativa të tjera të ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat