Kampet janë gjithmonë të dobishme për secilin sport.
Gjithashtu edhe për pingpongun, ku me sukses u mbajt kampi në Ferizaj.
Një kamp i mirëpritur dhe që solli efektin e vet.
Drejtori i kombëtares së Kosovës në pingpong, Petrit Drenica, mblodhi në një kamp njëditor elitën e pingpongut të Kosovës në sallën e sportit të shkollës fillore "Astrit Bytyçi" në Ferizaj, ku pas ushtrimeve intensive ishte paraparë edhe një debat i hapur në mes të gjithë protagonistëve dhe drejtorit të kombëtares së Kosovës, Petrit Drenica po ashtu kryetarit të FPPK-së, Jeton Oruçi dhe nënkryetarit Qamil Vishaj.
Në këtë debat u ndanë shumë ide dhe metoda se si kombëtarja e Kosovës mund të arrijë suksese më të mëdha dhe se si të të investohet tek të rinjtë që merren me pingpong.
Mbetet që kampe dhe debate të tilla të organizohen edhe në të ardhmën. Kjo dëshmon se kryetari i FPPK-së dhe drejtori i kombëtares kanë një vizion të qartë për ngritjen e nivelit të pingpongut në nivel ballkanik ndoshta dhe më lartë.