Media boshnjake për Kosovën: Nuk është befasi, vajza serbe përfundon në gjunjë!

Sporti

Media boshnjake për Kosovën: Nuk është befasi, vajza serbe përfundon në gjunjë!

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2025 Në ora: 22:37
Distria Krasniqi me të bardha dhe serbja në dy gjunjë

Trimëresha e Kosovës, xhudistja Distria Krasniqi, sot e ka demoluar serben Milica Nikoliq në kategorinë – 52 kg.

Distria është kampioone e Evropës në garën që u mbajt sot në kryeytetin e Malit të Zi.

“Sportistet serbe po pajtohen me faktin se Kosova është shtet i pavarur. 

Në gusht të vitit 2024, Bosnja dhe Hercegovina e priti Kampionatin Ballkanik të xhudos, dhe garuesit serb nuk u paraqitën në Sarajevën Lindore.

Arsyeja ishte se në këtë garë garuan edhe xhudistet e Kosovës, kështu që Serbia vendosi të tërhiqet dhe të mos garojë.
Megjithatë, disa muaj më vonë, situata duket se ka ndryshuar, pasi serbët dhe Kosova marrin pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos në Podgoricë.

Pasi Milica Nikoliq mposhti përfaqësuesen ruse Karina Efimova, asaj iu bie me përfaqësuesen e Kosovës, Distria Krasniqi, si kundërshtare në  të tetën e finales”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.

“Në përballjen Kosovë-Serbi në kategorinë -52 kilogramë, Krasniqi ishte ajo që festoi, dhe Nikoliq përfundoi në gjunjë.
Serbja fillimisht mori dy paralajmërime, pastaj mori karton të kuq për një faull, duke regjistruar kështu një humbje.

Fitorja e kosovares nuk është befasi pasi ajo është një nga garueset më të mira në botë me dy medalje nga Lojërat Olimpike.
Megjithatë, befasi është padyshim fakti që një përfaqësuese serbe pranoi të ndeshet me dikë që po performon nën flamurin e Kosovës.

Deri më tani, ka pasur një numër të madh rastesh kur serbët kanë refuzuar të garojnë kundër kosovarëve në sporte të ndryshme, dhe UEFA dhe FIFA madje kanë ndaluar ndeshjet e futbollit midis dy ekipeve kombëtare.

Ngjarjet në Podgoricë të Kosovës u pritën sigurisht me entuziazëm dhe serbët ka shumë të ngjarë ta shohin gjithçka si një tradhti të re të madhe kundër të gjithë kombit”, ka shkruar media boshjanke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat