Karateistja e talentuar e KK Bashkimi nga Kumanova, Sara Muadini fitoi medaljen e artë për Maqedoninë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Fëmijë në Tivar të Malit të Zi.
Ajo shënoi pesë fitore radhazi. Sara ishte garuesja më efikase në këtë Kampionat Ballkanik.
Kjo është medalja e parë e artë e Sarës në Kampionatin Ballkanik. Meritë për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka edhe trajneri i saj Mursel Çeliku.
Në këtë KE po marrin pjesë 1796 karateistë nga 13 shtete, kurse Maqedonia po garon me 142 karateistë.