Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

Sporti

Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Revolucioni rozë në sport nuk ndalet. Pas barazisë gjinore të arritur në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe zgjedhjes së fundit dhe padyshim domethënëse të një femre, Kirsty Coventry, si presidente e IOC, tani është shpallur një parakalim historik.

Në Lojërat Olimpike të “Los Anxhelos 2028” do të ketë më shumë gra se sa burra. Dhe pas këtij vendimi është dora e numrit të ri të sportit olimpik botëror.

Kapërcimi përpara në krahasim me skuadrën e meshkujve vjen falë rritjes së ekipeve në turneun e futbollit për femra: Do të ketë 16 ekipe kombëtare për femra dhe 12 për meshkuj.

Ndërsa në Paris ishte pikërisht e kundërta.

Në sportin e vaterpolos u shtuan edhe dy skuadra të tjera femrash, duke u bërë 12, si kolegët e tyre meshkuj. Vendimi u mor sot nga IOC dhe efektet janë të qarta: në Los Anxhelos do të kemi 50.7% femra dhe 49.3% meshkuj, 5333 sportiste femra dhe 5167 sportistë meshkuj.

Kjo është risia më interesante nga pikëpamja sociale dhe kulturore e edicionit të ardhshëm të Olimpiadës, ku po ashtu vijnë disiplinat e reja: bejsbolli/softbolli, kriket T20 etj. Në sport, revolucioni tashmë ka ndodhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat