Sportistët e Kosovës në Kampionatin Botëror të Multisportit – Pontevedra 2025

Sporti

Sportistët e Kosovës në Kampionatin Botëror të Multisportit – Pontevedra 2025

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 22:56
Pamje nga gara

Dy sportistë nga Kosova, Amar Maxhuni dhe Selina Gashi, përfaqësuan vendin tonë në garën prestigjioze 2025 World Triathlon Multisport Championships të mbajtur në Pontevedra të Spanjës.

Amar Maxhuni  garoi në disiplinën Sprint Duathlon (5 km vrap – 20 km çiklizëm – 2.5 km vrap) në kategorinë Junior, duke përfunduar garën me kohën 01:04:04 dhe duke u renditur në vendin e 14-të.

Selina Gashi, në të njëjtën disiplinë dhe në kategorinë Age Group 16-19 vjeç, tregoi një paraqitje të shkëlqyer.

Selina ka përfunduar garën me kohën 01:22:32 dhe duke u renditur e 7-ta në kategorinë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat