Bajram Desku uron gazetën “Bota sot”: Gjithmonë pranë sportistëve dhe sukseseve të tyre

Sporti

Bajram Desku uron gazetën “Bota sot”: Gjithmonë pranë sportistëve dhe sukseseve të tyre

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 13:51
Bajram Desku

Trajneri i Klubit të Karatesë “Arena” e Pejës, Bajram Desku,  po ashtu gjyqtari më i mirë në Kosovë, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Desku tha se “Bota sot” që nga fillimi ishte afër sportistëve duke përkrahur vlerat e secilit dhe duke afirmuar edhe klubet sportive.

“Urime 30-vjetori i gazetës ‘Bota sot’!

Gjithmonë pranë sportistëve dhe sukseseve të tyre – edhe në kohët më të vështira keni qenë zëri i tyre, duke përçuar me përkushtim lajmet, emocionet dhe arritjet e sportit shqiptar.

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar ndër vite – suksese edhe për shumë dekada të tjera!”, ka uruar Desku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat