Agim Kasapolli: Për katër vite ishim së bashku në gazetën ‘Bota sot’, urime përvjetori i gazetës

Sporti

Agim Kasapolli: Për katër vite ishim së bashku në gazetën ‘Bota sot’, urime përvjetori i gazetës

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 14:31
Agim Kasapolli

Legjenda e komentimit sportiv në Kosovë, Agim Kasapolli, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Legjenda e basketbollit dhe ish selektori i kombëtares së Kosovës në basketboll, ka kujtuar edhe kohën e okupimit ku ishte redaktor i sportit në gazetën “Bota sot”, i cili me shkrime e guximshme ka informuar opinionin dhe në anën tjetër ka sfiduar okupatorin serb. 

“Për katër vite ishim së bashku në gazetën ‘Bota sot’.

Punuam në kushte të rënduara gjatë okupimit, megjithatë në rubrikën e sportit ku isha redaktor me nderē dhe profesionalizëm e kemi kryer detyrën.

Urime përvjetori i gazetës që ti (Kemajl Goca) ende me sukses dhe krenari e ushtron detyrën e gazetarit pikërisht në ‘Botën sot’”, ka uruar emri i madh i sportit tonë, Kasapolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat