Donald Trump i pranishëm në finalen e Botërorit të Klubeve! Ndjek nga afër PSG–Chelsea, krah Melanias dhe presidentit të FIFA-s

Sporti

Donald Trump i pranishëm në finalen e Botërorit të Klubeve! Ndjek nga afër PSG–Chelsea, krah Melanias dhe presidentit të FIFA-s

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës për Klube, Presidenti amerikan Donald Trump ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër finalen e turneut.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump, ai ishte ulur krah Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin ka pasur bashkëpunim të ngushtë në përgatitjet për këtë kompeticion, si dhe për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Trump kishte paralajmëruar më herët se do të merrte pjesë në këtë ndeshje, ndërsa më parë ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kreun e FIFA-s, duke promovuar garën e re ndërkombëtare për klube.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në finalen e mbrëmjes, përballë një atmosfere të jashtëzakonshme, po përballen Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat