Fatmir Makolli i drejtohet Komitetit Olimpik të Kosovës: Një shtatore në Prishtinë për mikun e madh

Sporti

Fatmir Makolli i drejtohet Komitetit Olimpik të Kosovës: Një shtatore në Prishtinë për mikun e madh

Nga: K.Goca Më: 23 gusht 2025 Në ora: 15:11
Fatmir Makolli - majtas e Thomas Bach - djathtas

Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të  Kosovës, nuk i harron miqtë që i dhanë mbështetje të madhe Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës në kohërat më të vështira kur ishin të gjitha rrugët e bllokuara në arenën ndërkombëtare.

Makolli - largpamës, i drejtohet Komitetit Olimpik të Kosovës, që në asamblenë online të saj të datës 28 gusht të futet në rend të ditës edhe ngritja e shtatores për mikun e madh të Kosovës, Thomas Bach, ish presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. 

“Federata e Kick Box-it të Kosovës, ka një propozim sa i përket pikave të rendit të ditës.

Propozimi jonë është që të shtohet një pikë e rendit të ditës shumë domethënëse për sportin e Kosovës në përgjithësi dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ne propozojmë që një njeriut shumë të çmuar për sportin e Kosovës t'i ngritet një shtatore në Prishtinë, e ai është tani si kryetar nderi i Komitetit Olimpik Thomas Bach, ku dihet kontributi, mbështetja dhe anëtarësimi jonë si Komiteti Olimpik i Kosovës”, - ka propozuar Makolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat