Karateistja Alma Loki është në kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Bashkë me të edhe Halil Mahalla, kryetar i KK Kastriotit nga Ferizaj.
“Garuesja e Klubit tonë Alma Loki dhe trajneri Halil Mahalla po marrin pjesë në Turneun Kualifikues për Kampionatin Botëror i cili po mbahet nga data 17-19 Tetor në Paris-Francë.
Alma Loki mori pjesë në kategorinë e katave.
Trajneri Halil Mahalla iu nënshtrua testimit, ku u licencua nga Federata Botërore e Karatesë si trajner i certifikuar Kata dhe Kumite.
Falenderojmë Federatën e Karatesë së Kosovës dhe sponzorët tonë:Green Residence, Auto Sherreti, Elektro Am dhe HR Mahalla”, thuhet në njoftimin e klubit.