Reprezentuesja e Kosovës, Vlera Qerimi, ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Kajro të Egjiptit.
Karateistja Vlera është me mendje në Kajro, me synime që të arrijnë sukses.
Ajo do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në kategorinë -68 kilogramë.
Vajza nga Gjilani është në formë të mirë, por synimi i saj është të përgatitet edhe më mirë për këtë garë prestigjioze.
“Synimi kryesor është me përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sigurisht se synimi im është për sukses në Kampionatin Botëror”, - tha Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.