Skandal i madh në Mal të Zi, policia bllokon tifozët e Kosovës! Dalin fotot

Sporti

Skandal i madh në Mal të Zi, policia bllokon tifozët e Kosovës! Dalin fotot

Nga: K.Goca Më: 23 tetor 2025 Në ora: 23:19
Pamje

Policia malazeze në Igallo ndaloi një grup tifozësh nga Prizreni, të cilët shkruan grafite në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan media malazeze “Vijesti”.

Kjo media ka publikuar edhe disa foto.

Në fakt, është skandal i madh të ndalohen tifozët “Arpagjikët” për grafitet UÇK, kur dihet se Ushtria Çlirimtare ka bërë luftë kundër okupatorit serb.

Image

“Hetimet policore janë duke vazhduar dhe autoritetet kompetente po marrin masa për të identifikuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës”, shkruan më tej.

Drejtoria e Policisë i tha jozyrtarisht "Vijesti" se ata vepruan mbi një raport për fjalët UÇK dhe numra të caktuar ishin shkruar në një mur në Meljine, kuptimi i të cilave po përcaktohet nga policia.

Image

Siç raportohet nga portali RTHN, dy shtetasit e Kosovës që shkruan grafitet u dërguan në Departamentin e Sigurisë të Herceg Novit dhe hetimet po vazhdojnë.

“Policia po heton aktualisht, dhe autoritetet kompetente po marrin masa për të identifikuar personat përgjegjës”, shkruan media malazeze.

Image

Radio Televizioni i Malit të Zi ka bërë të ditur se një shtetasi të Kosovës, E.S. (22) i është shqiptuar dënim me 10 ditë burgim për shkrimin e grafitit UÇK.

Po ashtu i është shqiptuar edhe dënimi prej një vit ndalim hyrje në Mal të Zi.

Image

Ai do të fillojë të vuajë dënimin në burgun në UIKS. 

Ai është akuzuar se ka shkruar grafitin UÇK.

Televizioni raporton se autobusi i tifozëve është duke u mbrojtur nga policia, pasi ka pasur indinjatë nga qytetarët e Herceg Novit. 

Nga ana tjetër, klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni, është i shokuar me atë çka ngjau në Igallo të Malit të Zi. 

Tifozët e Bashkimit, duke u kthyer nga Italia përmes Malit të Zi u ndaluan në stacionin policor në Igallo.

KB Bashkimi ka reaguar ashpër me këtë rast.

“Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. 

Solidariteti me ta është i pakushtëzuar!

I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, reagon KB Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat