Sara Pllana ka arritur sukses të madh në gjimnastikë.
Është medalistja e parë ballkanike e gjimnastikës së Kosovës.
Sara është fituese e medaljes së bronztë.

Sara Pllana
“Kosova tashmë është vend me medalje ballkanike në gjimnastikë!
Në finalen e mbajtur sot me 6 nëntor, gjimnastja jonë Sara Pllana, ka fituar medaljen e bronztë në veglën e traut (balance beam).

Pamje nga festa
Kjo është medalja e parë dhe e vetme për Kosovën në një Kampionat Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, një arritje që shënon moment historik për sportin tonë.
Medalja e parë e fituar është gjithashtu reflektim i punës së palodhur të trajnerëve Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri, me gjimnasten Sara Pllana.
FGJK e konsideron këtë sukses si një hap të madh përpara në rrugën e zhvillimit të gjimnastikës kosovare dhe forcimit të prezencës sonë ndërkombëtare.
Krenarë për Sarën, krenarë për ekipin tonë dhe për rrugën që po ndërtojmë bashkë!”, thuhet në njoftimin e Federatës Gjimnastikës të Kosovës.