Komiteti Olimpik i Kosovës, me president Ismet Krasniqi, urojnë suksesin e madh të karateistit Islam Selmani.
Karateisti Selmani është nënkampion i ri i botës në kategorinë 60 kg.
“Karateisti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Kajro të Egjiptit.
Pas 6 luftërave dhe pas fitoreve ndaj kampionëve botëror e medalistëve olimpikë, 20-vjeçari u ndal në finale nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur në grupe, kategoria 60 kg.
Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.
Shumë urime për Selmanin, trajnerin Isak Curri dhe Federatën e Karatesë së Kosovës”, thuhet nga KOK-u.