Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, ka uruar Islam Selmanin për medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror.
Idrizi ka thënë se Selmani është një shembull se si luftohet dhe fitohet medalja e argjendtë në kategorinë 60 kg.
Kampionati Botëror po mbahet në Kajro të Egjiptit.
“Urime të përzemërta Karateistit tonë, Islam Selmani, për arritjen e madhe!
Shpallja nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kg në Kampionatin Botëror të Karatesë në Kajro është një sukses që na bën të gjithë krenarë.
Ti je shembull i vendosmërisë dhe i punës së palodhur. Të uroj shëndet, energji dhe të mos ndalesh kurrë në rrugën tënde drejt majave të suksesit! Qiellit tonë të sukseseve i shtohet edhe një yll i ri.
Rinia jonë është e fortë, e talentuar dhe duhet të përkrahet çdo ditë e më shumë. Pafshim shumë kampionë e kampione të tjerë që të ndjekin gjurmët e tua!
Zot beko rininë trajnerin Isak Currin që punon ditë e natë me pasion për të arritur ëndrrat e tyre!”, - ka uruar Idrizi.