Ish kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, një kohë të gjatë ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i këtij institucioni, aktualisht trajner, ankohet.
Sipas tij, “Sporti i notit në Kosovë është në vdekje klinike”.
“Me shkas, vazhdon diskriminimi.
European Aquatics Short Course Swimming Championships Lublin 2025-POL 02-07.12.2025.
Përfundoj edhe një Kampionat Europian i Notit në të cilin Kampionat morën pjesë edhe sportist nga Republika e Kosovës si zakonisht paraqitja e Sportistes Hana Beiqi ishte ne nivelin e mirë me dy rekorde shtetërore që kanë mundur të jenë me rezultate edhe shumë më te mira sikur që me Sportisten të ishte trajneri, por diskriminimi i filluar vite më parë po vazhdon.
Në këto aktivitete dërgohen trajner të cilët nuk kanë lidhje me sportisten më të mirë të te gjitha kohërave, për më keq dërgohen trajner qe nuk kane fare sportist pjesëmarrës!!!
E kemi thënë ne kontinuitet po e përsërisim sporti i notit në Kosovë është në vdekje klinike fal paaftësisë së drejtuesve te Federatës e jo mungesës se talenteve!!!
Andaj sa më shumë që vazhdon kjo gjendje rreziku i vdekjes rritet fatkeqësisht!!!
Një mik i joni ka thënë "noti sport ekstrem"”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.