KK Arena me trajnerin Bajram Desku, hapi pas hapi, u konsoliduam si klub i fortë 

Sporti

KK Arena me trajnerin Bajram Desku, hapi pas hapi, u konsoliduam si klub i fortë 

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 19:42
Bajram Desku

Klubi i karatesë Arena nga Peja ka kaluar mbi 1 dekadë të ekzistimi.

12 vite të klubi Arena, 12 vite të suksesit të këtij ekipi që drejtohet nga trajneri i palodhshëm Bajram Desku.

KK Arena synon në vitin 2026 të arrijë sukses edhe më të mëdha se në këtë vit që po e lamë pas.

Image

“Dymbëdhjetë vite punë, përkushtim, sakrificë e krenari.

Klubi i Karatesë “Arena” Pejë sot, më 9 dhjetor, feston dymbëdhjetëvjetorin e themelimit. 

Image

Dhjetori i vitit 2013 shënoi hapjen e këtij tempulli të ri sportiv në qytetin e Pejës, falë iniciativës së trajnerit

Bajram Desku, me përkrahjen e miqve të tij. Trajneri Desku, instruktor i karatesë me përvojë shumëvjeçare dhe gjyqtar ballkanik, kujton jo vetëm fillesat e klubit, por edhe sukseset që u arritën me përkushtim dhe punë të palodhur.

Fillimi ishte i vështirë — pa asnjë ndihmë materiale, me konkurrencë të madhe dhe pengesa të shumta. Por ne vazhduam rrugën me mund, me disiplinë dhe profesionalizëm. Hapi pas hapi, u konsoliduam si klub i fortë, duke i kapërcyer sfidat me punë intensive e cilësore.

Gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve, Klubi “Arena” ka shënuar suksese të shkëlqyera në gara shtetërore, regjionale dhe ndërkombëtare. Nga këto gara kemi nxjerrë shumë kampionë, nënkampionë dhe medalistë të bronztë.

Veçojmë me krenari nxënësit e ranguar në mesin e garuesve më të mirë në nivel shtetëror, të përzgjedhur nga Federata e Karatesë së Kosovës dhe nga Drejtoria e Sportit në Komunën e Pejës.

Po ashtu, klubi sot ka edhe dy Mjeshtër Të karatesë që u formuan brenda vetë klubit.

Vlen të përmendet edhe një prej sukseseve më të çmuara: me iniciativën e trajnerit Baki, prej gjashtë vitesh organizohet Shkolla Verore e Karatesë, e cila tashmë është tradicionale dhe e vetmja në trojet shqiptare dhe më gjerë.

Nga kjo shkollë kanë dalë shumë talente që sot janë garues cilësorë.

Klubi “Arena” shfrytëzon rastin të falënderojë pafund të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme gjatë këtyre viteve. Premtimet që i dhamë ditën e parë të hapjes së klubit i kemi përmbushur me sukses, masovizim dhe punë profesionale.

Ju premtojmë se sukseset tona do të vazhdojnë, duke nxjerrë sportistë elitarë që do të na përfaqësojnë me nderë”, shkruan në faqen e KA Arena nga Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat