MKRS i jep edhe një mundësi federatave dhe klubeve

Sporti

MKRS i jep edhe një mundësi federatave dhe klubeve

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 13:39
Hajrulla Çeku

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, i jep edhe një mundësi federatave dhe klubeve.

Cilat është arsyeja?

“MKRS shtyn afatin për aplikim për vërtetimet e sponsorizimeve në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit të aplikimit për vërtetimet e sponsorizimeve në fushën e sportit, deri më 12 dhjetor 2025, ora 16:00.

Ky vendim është marrë pas rritjes së ndjeshme të kërkesave nga klubet, federatat dhe organizatat sportive, të cilat, për shkak të nevojave të tyre për mbështetje financiare dhe kohës së nevojshme për plotësimin e dokumentacionit, nuk kanë arritur të aplikojnë brenda afatit paraprak.

Me këtë shtyrje, MKRS synon të sigurojë qasje të barabartë, transparente dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë aplikuesit, si dhe të përmbushë objektivat strategjike për mbështetjen e sportit dhe krijimin e kushteve të favorshme për të gjitha organizatat që përfitojnë nga sponsorizimet”, njofton MKRS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat