Vdes Tizzano! Ismet Krasniqi: Ishte një mik i çmuar i Kosovës 

Sporti

Vdes Tizzano! Ismet Krasniqi: Ishte një mik i çmuar i Kosovës 

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 21:10
Davide Tizzano

Ka ndërruar jetë Davide Tizzano. 

Një lajm i hidhur për sportin.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG)”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Davide Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i Komitetit Olimpik të Kosovës, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike. 

Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë.

Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe në lundrim. 

Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare”, shpreh ngushëllime Ismet Krasniqi, president i KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat