Po punohet me përkushtim në pishinën gjysmë olimpike në Deçan.
Punët po shkojnë sipas planit.
“Po vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan.
Me investim mbi 2 milionë euro, ky projekt po realizohet me ritëm të shpejtë dhe synon krijimin e kushteve moderne për stërvitje, gara dhe zhvillimin e sportistëve dhe të rinjve.
Investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në funksion të fuqizimit të sportit dhe promovimit të një jete aktive në të gjithë vendin”, thuhet nga MKRS.